PROFILI

Pas zhvillimeve të fundit në tregun bankar Italian, sipas njoftimit për shtyp të Intesa Sanpaolo Group të datës 26 Qershor 2017, Intesa Sanpaolo SPA në Itali, pasi mori nga Këshilli Drejtues miratimin unanim, firmosi me likuidatorët e Banca Popolare di Vicenza dhe Veneto Banca kontratën e blerjes, me çmimin simbolik prej një euro, të disa aktiveve dhe pasiveve dhe të disa marrëdhënieve juridike që u përkasin këtyre dy bankave.

Në 1 nëntor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i dha Intesa Sanpaolo S.p.A ("ISP") miratimin paraprak për blerjen e 100% të aksioneve të Veneto Banka SHA. Pas miratimit nga Banka e Shqipërisë dhe marrjes së lejes nga Autoriteti i Konkurrencës në 14 shtator 2017, 100% të aksioneve të VB Albania iu transferuan Intesa Sanpaolo S.p.A ("Transferimi i Aksioneve"). Pas transferimit të aksioneve, ISP Albania dhe VB Albania tani janë 100% në pronësi të Intesa Sanpaolo S.p.A. ("Aksioneri i vetëm"). Asambletë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Aksionerëve të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" SHA dhe “Veneto Banka” SHA u mblodhën me dt. 4 Maj 2018 dhe vendosën të miratojnë bashkimin me përthithje të VB Albania (shoqëria e përthithur) dhe ISP Albania (shoqëria përthithëse). Më 6 Shtator të 2018, Banka e Shqipërisë dha aprovimin e saj për këtë bashkim.

 

HISTORIKU

Veneto Banka Sh.a është themeluar në vitin 2005 mbas blerjes së 100 % të aksioneve të ish-Bankës Dardania nga ana e Familjes Mariano, duke u bërë kështu e vetmja bankë në atë kohë me kapital tërësisht italian në Shqipëri.

Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a u krijua në 2008 nga shkrirja e dy bankave shumë të rëndësishme të vendit Banka Italo-Shqiptare - BIA (themeluar në 1993) dhe Banka Amerikane e Shqipërisë – ABA (themeluar në 1998), të dyja u blenë nga Intesa Sanpaolo Group.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes një game të gjerë shërbimesh e produktesh inovative, dhe një rrjeti prej 32 degësh në qytete të ndryshme të vendit, që vijon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Intesa Sanpaolo S.P.A është grupi bankar i krijuar nga shkrirja e Banca Intesa dhe Sanpaolo IMI, dy realitete të mëdha bankare italiane të karakterizuara nga vlera të përbashkëta e që u bashkuan për t’u rritur më shumë, për të shërbyer më mirë familjet dhe për të ndihmuar më tej zhvillimin e sipërmarrjeve dhe rritjen ekonomike të vendit.

Intesa Sanpaolo qëndron ndër grupet më të rëndësishme bankare të Eurozonës me një kapitalizim tregu prej 37,2 miliardë euro (sipas 31.08.2018). Intesa Sanpaolo është lider në Itali në të gjithë sektorët e veprimtarisë bankare: për individë, korporata dhe menaxhim pasurie. Grupi ofron shërbimet e veta për rreth 19.4milionë klientë falë 5,659 degëve. (sipas të dhënave të 30.06.2018). Intesa Sanpaolo ka zgjedhur të jetë e pranishme në Europën Qendrore-Lindore dhe në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore përmes rreth 1100 degëve dhe 7.5 milionë klientëve duke përfshirë filialet që operojnë si Banka tregtare në 12 shtete, si dhe përmes një rrjeti ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve korporatë, në 25 vende, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe në zonat ku sipërmarrjet Italiane janë më aktive, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Rusi, Indi, dhe Kinë.

Për më shumë informacion ju lutemi të lexoni Prezantimin në anglisht të Grupit Intesa Sanpaolo sipas 05.09.2018.