Dokumentacioni që duhet për hapjen e llogarisë rrjedhëse është:

  • Pasaportë e vlefshme ose certifikatë lindjeje e përfaqësuesit ligjor;
  • Vendim Gjykate për krijimin e subjektit si Shoqëri Juridike/ Akt Themelimi/ Statusi
  • NIPT-i/ Licenca/ Vula/ Ekstraktin e QKR

Llogarinë rrjedhëse mund ta përdorni për shërbime të ndryshme si:

  • depozituar ose tërhequr të parave tuaja;
  • për të kryer pagesa të ndryshme ose transferta parash;
  • për të kaluar pagat, tërheqjen e kredisë e akorduar dhe pagesa automatike të kësteve;
  • me anë të një Urdhri Periodik mund të transferoni automatikisht shuma të caktuara për në llogarinë e kursimit, ose per pagesa fikse si qera, borxhe, etj.;
  • për të paguar faturat e telefonave, energjinë elektrike, ujësjellësin, etj.;
  • për të tërhequr interesat e depozitës me afat të maturuar;
  • për të përdorur në cdo moment paratë tuaja me anë të kartës së debitit Visa Electron dhe kartës së kreditit Visa Classic;
  • për të përdorur Shërbimin Internet Banking

Llogaria e kursimit ju ofron mundësi të organizoni dhe të planifikoni kursimet tuaja në çdo kohë, duke depozituar cdo lloj shume pa limit në këtë llogari.

Interesa ju llogariten cdo ditë të cilat shtohen në llogarinë tuaj ditën e fundit të muajit. Monedhat në të cilën mund të hapet një llogaria rrjedhëse janë: LEK/ EUR/ USD

Llogaria e kursimit ju ofron mundësinë e mbërritjes së transfertave ose dërgesave nga të afërmit tuaj, por nga kjo llogari kursimi ju nuk mund të kryeni pagesa ose të ekzekutoni transferta.

  • Interesi i përfituar llogaritet mbi bazë ditore dhe kreditohet në llogarinë tuaj çdo fundviti
  • Nuk ka minimum të nevojshëm, mund të qëndrojë e hapur edhe nëse balanca është 0
  • Printim të gjendjes së llogarisë në të cilën pasqyrohen të gjitha lëvizjet që janë bërë
  • Mund të ketë një ose më shumë mbajtës, me të drejtat që i cakton mbajtësi i llogarisë
  • SHËNIM.Për llogarinë e kursimit dokumentacioni është i njëjtë me Llogarinë Rrjedhëse

Informacion më të detajuar për këtë produkt, mund ta gjeni tek rubrika Kushtet e Punës ose në broshurat informuese pranë Filialeve tona.