Dokumentacioni që kërkohet nga ana e bankës për hapjen e llogarisë rrjedhëse është:

  • Pasaporta (e vlefshme) ose Karta e Identitetit

Llogarinë Rrjedhëse mund ta përdorni për shërbime të ndryshme, si për të:

  • depozituar/ tërhequr paratë tuaja, kalim të interesave të maturuara të depozitës;
  • kryer pagesa të ndryshme, (telefon, celular, energji elektrike, ujësjellës,pagese te gjobave te makines etj.);
  • dërguar ose pritur para për/ nga jashtë ose brenda vendit;
  • tërhequr kredinë e akorduar ose për të kryer pagesa automatike të kësteve të kredisë;
  • paguar automatike në shuma të caktuara për llogarinë e kursimit/ qera fikse, etj.;
  • për të përdorur kartën e debitit VISA Electron ose kartën e kreditit VISA Classic për përdorimin e fondeve tuaja në cdo kohë nëpërmjet rrjetit të ATM-ve të filialeve tona;
  • për të përfituar shërbimin Internet Banking

Informacion më të detajuar për këtë produkt, mund ta gjeni tek Rubrika Kushtet e Punës ose në broshurat informuese pranë filialeve tona.