Veneto Banka ofron disa shërbime kryesore në lidhje me këmbimet valutore në monedha të huaja si dhe produkte të tjera të thesarit.

Këmbimet valutore SPOT:

Transaksionet valutore kryhen në monedhën vendase si dhe në monedhat e tjera ndërkombëtare kryesore, EURO dhe USD. Këmbimet valutore të cilat kryhen nga dhe nëpërmjet llogarive të klientëve, si dhe këmbimet cash pranë filialeve të bankës sonë, ofrohen pa asnjë komision bankar.

 

Informacion më të detajuar për këtë produkt, mund ta gjeni tek Rubrika Kushtet e Punës ose në broshurat informuese pranë filialeve tona.