Mirë se vini në faqen Veneto Banka. Këshillohet të njiheni me këtë dokument përpara se të vijoni me lundrimin tuaj në faqe.

KUJDESI I TREGUAR

Veneto Banka ka krijuar dhe mban aktive këtë faqe ueb www.venetobanka.al duke treguar vëmendje maksimale për përditësimin e saj, saktësinë dhe qartësinë e informacione që ajo përmban. Megjithatë, duke pasur parasysh ndryshimet e tyre, ka gjithnjë gabime të paqëllimshme. Për këtë arsye, Veneto Banka zhvishet nga çdo përgjegjësi për gabime apo mosdhënie të mundshme informacionesh dhe për dëme apo paragjykime të mundshme që rrjedhin nga konsultimi i kësaj faqeje. Në veçanti Banka zhvishet nga çdo përgjegjësi për pasoja që rrjedhin nga përdorimi që një lundrues informacioni, në mënyrë të pavarur, mund të ketë nga përmbajtja e faqes. Faqja përmban edhe informacione me karakter financiar që, ndonëse jepen nga burime që konsiderohen të besueshme, për probleme teknike apo për shkaqe të tjera që janë jashtë kontrollit të Veneto Bankës, në rrethana të caktuara mund të jenë të gabuara ose jo më aktuale. Veneto Banka nuk mund të garantojë plotësinë dhe saktësinë e tyre. Sa i takon përmbajtjes në faqe ajo nuk përbën dhe as nuk mund të konsiderohet si ofertë për shitje, nënshkrim apo nxitje të çfarëdolloj natyre për të blerë apo nënshkruar kuota dhe/ose aksione të institucioneve apo shoqërive të investimit kolektiv të kursimeve apo për të pranuar një ofertë shërbimesh. Nuk lidhet apo nuk përbën bazë për asnjë lloj kontrate apo angazhimi. Përmbajtja e saj nuk duhet të konsiderohet një këshillë për investim. Veneto Banka zhvishet nga çdo përgjegjësi lidhur me dëme që rrjedhin nga ndërprerja të mundshme, pezullime, vonesa apo çrregullime në ofrimin e shërbimeve të cilat varen nga infrastruktura të përdorura për ofrimin e tyre, si për shembull, mosfunksionimi i linjave elektrike apo telefonike, që nuk varen nga Veneto Banka. Veneto Banka ruan të drejtën të ndryshojë çdo lloj përmbajtjeje që gjendet në faqe në çdo kohë dhe pa asnjë paralajmërim. Kujtojmë se për sa u takon çmimeve dhe kushteve të aplikuara për produkte dhe shërbime janë të vlefshme vetëm Fletët Informuese që ndodhen në çdo Degë tonën, siç parashikohet nga legjislacioni në fuqi.

E DREJTA E AUTORIT

Markat dhe logot që u referohen produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Veneto Banka nuk mund të përdoren në faqe të tjera ueb apo në mjete të tjera komunikimi pa marrë më parë pëlqimin paraprak. Çdo përdorim i paautorizuar mund të përndiqet ligjërisht. Gjithashtu, nuk lejohet përdorimi i emrit “Veneto Banka” apo i çfarëdo marke që do të përmbante emërtimin “Veneto Banka” si adresë interneti për faqe të tjera, apo si pjesë e këtyre adresave, pa marrë më parë pëlqimin paraprak me shkrim të Veneto Bankës. Të drejtat mbi markat dhe logot e produkteve apo shërbimeve të shoqërive të tjera u përkasin pronarëve përkatës; këto marka dhe logo përdoren këtu duke qenë se u përkasin produkteve apo shërbimeve të tregtuara nga Veneto Banka. Të gjitha të drejtat që u përkasin teksteve, pamjeve, ashtu si dhe çdo dokument që bëhet i shkarkueshëm i përkasin Veneto Bankës apo prodhuesve/furnitorëve përkatës. Riprodhimi i asaj që gjendet në faqe lejohet vetëm për përdorim vetjak. Lejohen citimet në formë lajmi, studimi apo recensioni, me kusht që të shoqërohen nga përcaktimi i burimit, përfshirë adresën e faqes (www.venetobanka.al). Për përdorime të tjera është i domosdoshëm autorizimi paraprak i Veneto Bankës, i cili duhet kërkuar me e-mail në adresën mailto:mercatoprodotti@venetobanka.al

LIDHJE

Lidhjet nga faqe të tjera në faqet e Veneto Bankës janë të lejuara, pa qenë e nevojshme të kërkohet ndonjë autorizim. Sidoqoftë, do të vlerësohej një sinjalizim, i cili mund të kryhet edhe përmes email-it në adresën  mailto:mercatoprodotti@venetobanka.al. Ndërsa shfaqja e një faqeje të adresës ueb të Veneto Bankës nuk mund të përfshihet në një frame pa marrë më parë autorizimin paraprak. Lidhjet e vendosura në këtë faqe mund të shpien jashtë adresës ueb të Veneto Bankës, duke dalë kështu jashtë kontrollit të saj. Përjashtohet çfarëdolloj përgjegjësie e Veneto Bankës lidhur me informacionet që mund të gjenden në faqe të ndryshme tek të cilat na referojnë këto lidhje, apo me çfarëdolloj aspekti tjetër që ka të bëjë me to