Institutional Message 1.JPG

Rritet kapitali dhe emri i ri, Veneto Banka

Print this page

Veneto Banca Holding konfirmon besimin e saj në vendet lindore duke shtuar kapitalin e Bankës Italiane të Zhvillimit me 5 milionë euro dhe duke ndërruar zyrtarisht emrin e saj në Veneto Banka Sh.a.

“Me anë të këtij operacioni grupi konfirmon pikësynimet e tij për zgjerimin aktivitetit në Europën Lindore, aty ku potencialet e zhvillimit janë mëse evidente duke kaluar pa probleme edhe turbolencat aktuale që erdhën si pasojë e krizëz globale ekonomiko-financiare kaluan. Në muajin qershor 2009 i gjithë aktiviteti bankar i Bankës Italiane të Zhvillimit ka qenë 53 milionë euro, i përbërë nga totali i depozitave dhe portofoli i kredisë, me një raport kredi-depozitë i barabartë me 90%“ - deklaron z. Athos Varusio, Drejtor i Departamentit të Bankave të Huaja - Veneto Banca Holding. Në vitin 2009, ekonomia shqiptare arriti të evitonte efektet negative të krizës financiare botërore, vecanërisht në saj të situatës së mirë makroekonomike dhe falë politikave financiare të shëndosha të një sistemi bankar jo shumë të ndërkombëtarizuar por i mirëkapitalizuar.

“Rritja e kapitalit është një injektim i fondeve të reja dhe falë kësaj rritjeje aktiviteti kreditues dhe i zhvillimit do ketë një impuls të ri” – deklaron z. Varusio – “Jo më pak i rëndësishëm edhe ndërrimi i emrit të Bankës Italiane të Zhvillimit duke filluar nga data 2 dhjetor 2009 duke u quajtur Veneto Banka Sh.a, cka tregon hyrjen e saj të plotë në grupin tonë bankar, si dhe një garanci e vlefshme për të gjithë italianët që investojnë në Shqipëri. Veneto Banka është themeluar në vitin 2005 mbas blerjes së 100 % të aksioneve të ish-Bankës Dardania nga ana e Familjes Mariano, duke u bërë kështu e vetmja bankë në Shqipëri me kapital tërësisht italian. Me një rrjet prej 8 filialesh, të shtrira në qarqet më kryesore të vendit, Veneto Banka operon kryesisht me bizneset e vogla dhe të mesme, si një mbështetës i fuqishëm si për prodhuesit shqiptar ashtu dhe për bizneset e sipërmarrjet italiane - tanimë më shumë se 500 - të cilat e kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes. Veneto Banka u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca më 26 janar 2009, i cili zotëron 100% të kapitalit të këtij instituti. Gruppo Veneto Banca është një nga 20 grupet bankare më të mëdhenj italianë, me 421 filiale; nëpërmjet Veneto Banca Holding, e cila është një shoqëri kooperative dhe kontrollon 7 banka që operojnë në rajonet më të industrializuara të Italisë dhe të Europës Lindore. I karakterizuar nga një frymëzim i fortë rajonal, tipik për bankat kooperative, grupi po vazhdon shtrirjen e tij territoriale, duke vendosur si element kryesor të aktivitetit të tij marëdhënien e drejtperdrejtë me klientin, etikën si dhe cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve që ofron.

Gruppo Veneto Banca ka zgjedhur Europën Lindore si zonën kryesore për zhvillimin e projektit të ndërkombëtarizimit, duke patur si objektiv mbështetjen financiare për bizneset italiane si dhe vlerësimin në kohë të kapaciteteve të zhvillimit në ato vende ku grupi operon. Gruppo Veneto Banca është i pranishëm në Rumani me Banka Italo-Romena, blerë në vitin 2001 e cila sot ka 20 filiale; Në Kroaci me Veneto Banka e blerë në vitin 2006 dhe sot ka 11 filiale; Në Republikën e Moldavisë me Eximbank, e blerë po në vitin 2006, me 18 filiale. Pra në të gjitha ato vende ku është e dukshme prania e investitorëve italianë dhe të cilat përfaqësojnë rajone premtuese për zhvillimin e tregjeve të reja, duke marrë parasysh karakteristikat e veçanta politike, ekonomike dhe institucionale.

Kursi i këmbimit

MonedhaBlerjeShitje
USD104,7156110,7113
EUR134,2085139,7888

2010-09-01 - 9:00.PD

Këto kurse janë të vlefshme vetëm për transaksionet në llogaritë rrjedhëse.

Detaje