Veneto Banka u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca më 26 janar 2009, i cili zotëron 100% të kapitalit të këtij instituti. Gruppo Veneto Banca është një nga 20 grupet bankare më të mëdhenj italianë, me 421 filiale; nëpërmjet Veneto Banca Holding, e cila është një shoqëri kooperative dhe kontrollon 7 banka që operojnë në rajonet më të industrializuara të Italisë dhe të Europës Lindore. I karakterizuar nga një frymëzim i fortë rajonal, tipik për bankat kooperative, grupi po vazhdon shtrirjen e tij territoriale, duke vendosur si element kryesor të aktivitetit të tij marëdhënien e drejtperdrejtë me klientin, etikën si dhe cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve që ofron.
Gruppo Veneto Banca ka zgjedhur Europën Lindore si zonë kryesore për zhvillimin e projektit të ndërkombëtarizimit, duke patur si objektiv mbështetjen financiare për bizneset italiane, si dhe vlerësim në kohë të kapaciteteve të zhvillimit në vendet ku grupi operon. Gruppo Veneto Banca është i pranishëm në Rumani me Banka Italo-Romena, blerë në vitin 2001, sot me 20 filiale; Në Kroaci me Veneto Banka e blerë në vitin 2006, sot me 11 filiale; Në Republikën e Moldavisë me Eximbank, e blerë po në vitin 2006, sot me 18 filiale.
Veneto Banca Holding