Cariere.jpg

 

Politika dhe Strategjia e Burimeve Njerëzore

Print this page

Veneto Banka sh.a., është pjesë e një prej grupeve bankare nga më të mëdhenjtë në Itali. Veneto Banca Holding dhe shoqëritë që kontrollohen nga ajo mbulojnë pothuajse të gjitha aktivitetet kryesore të saj, si ato bankare ashtu edhe financiare. Në një treg të karakterizuar nga transformime të dukshme, falë një dinamizmi gjithmonë në rritje, me një konkurencë mjaft prezente në të gjitha fushat, ndjejmë si të nevojshme rritjen tonë, madje edhe me investime jashtë territorit, me aftësi vepruese të cilat i zotërojmë më së miri, për të realizuar kështu një proces vlerësimi të kapaciteteve të burimeve njerëzore, të cilat gjithmonë e më tepër i bëjnë shoqëritë tona mjaft konkuruese.

Të jesh punonjës i Veneto Banka sh.a., do të thotë të jesh protagonist i procesit të ndryshimit, do të thotë të jesh i aftë për t’u përballur në të gjitha nivelet, duke patur objektiva sfiduese dhe ambicioze. Kjo është pra arsyeja se përse ne kërkojmë të punësojmë persona të motivuar, të cilët kanë aftësinë e përshtatjes me risitë aktuale të tregut, duke shfaqur dëshirën e duhur për të pranuar cdo lloj sfide. Personat që kanë një curriculum të zakonshëm specializimesh si dhe ato burime njerëzore që nuk kanë eksperiencën e duhur, por kanë aftësi profesionale, përbëjnë interesin e duhur për Veneto Banka, si kapacitete të nevojshme burimesh njerëzore.

Nëse jeni vërtet të interesuar për një eksperiencë pune, bashkëpunimi apo dhe praktike pranë bankës sonë, mund të realizoni kërkime të nevojshme për interesin tuaj në rubrikën, “Njoftime Punësimi”, ose mund të dërgoni një Curriculum Vitae të shoqëruar nga një letër prezantimi, duke klikuar mbi rubrikën: Dërgo CV

Kursi i këmbimit

MonedhaBlerjeShitje
USD95,2844100,7401
EUR139,4714143,5020

2011-04-11 - 3:00.MD

Këto kurse janë të vlefshme vetëm për transaksionet në llogaritë rrjedhëse.

Detaje