Print this page
Veneto Banka është një grup bankar nga më të mëdhenjë në Itali. Veneto Banca Holding dhe shoqëritë që kontrollohen nga ajo mbulojnë pothuasje të gjitha aktivitetet kryesore të saj, si ato bankare ashtu edhe financiare. Në një treg të karakterizuar nga transformime të dukshme, falë një dinamizmi gjithmonë në rritje, me një konkurencë mjaft prezente në të gjitha fushat, ndjejmë si të nevojshme rritjen tonë, madje edhe me investime jashtë territorit, me aftësi vepruese të cilat i zotërojmë më së miri, për të realizuar kështu një proces vlerësimi të kapaciteteve të burimeve njerëzore, të cilat gjithmonë e më tepër i bëjnë shoqëritë tona mjaft konkuruese. Të jesh punonjës i Veneto Banka do të thotë të jesh protagonist i procesit të ndryshimit, do të thotë të jesh i aftë për t’u përballur në të gjitha nivelet, duke patur objektiva sfiduese dhe ambicioze. Kjo është pra arsyeja se përse ne kërkojmë të punësojmë persona të motivuar, të cilët kanë aftësinë e përshtatjes me risitë aktuale të tregut duke shfaqur dëshirën e duhur për të pranuar cdp lloj sfide. Personat që kanë një curriculum të zakonshëm specializimesh si dhe ato burime njerëzore që nuk kanë eksperiencën e duhur por kanë aftësi profesionale përbëjnë interesin e duhur për ne si kapacitete të nevojshme burimesh njerëzore. Nëse jeni vërtet të interesuar për një eksperiencë pune, bashkëpunimi apo dhe praktike pranë bankës sonë, mund të realizoni kërkime të nevojshme për interesin tuaj në rubrikën, “Punësime”, ose mund të dërgoni një Curriculum Vitae të shoqëruar nga një letër prezantimi duke klikuar mbi rubrikën: Dërgo CV