Institutional Message 1.JPG

Ceremonia e lançimit të emrit të ri dhe zyrtarizmi i Veneto Banka në Shqipëri

Datë 25 Mars, ora 17.00, në sallat “Iliria 1 dhe 2” të Hotel “Sheraton” në Tiranë, u zhvillua ceremonia e lancimit të emrit të ri të bankës dhe zyrtarizmit të Veneto Banka në Shqipëri, pjesë e Gruppo Veneto Banca, një nga 10 grupet bankare më të mëdhenj në Itali i përbërë nga 9 banka italiane dhe të huaja. Në këtë ceremoni ishin mes të ftuarve të pranishëm morrën pjesë zyrtarë të lartë institucionesh, biznesmenë nga Shqipëria dhe Italia, drejtues të universiteteve kryesore, ambasadorë dhe përfaqësues nga trupi diplomatik, emra të njohur të botës së artit, kulturës, etj.

Gjithashtu në ceremoni ishin të pranishëm Z. Dritan Prifti – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z.Ridvan Bode – Ministër i Financave, Z. Ardian Fullani – Guvernator i Bankës së Shqipërisë, z. Saba D’Elia – Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri, Z. Giancarlo Galan - Guvernator i Rajonit të Venetos, z. Flavio Trinca - President i Veneto Banca Holding, të cilët mbajtën disa fjalime të shkurtëra përshëndetëse si dhe z. Libero Catalano - Drejtor i Veneto Banka Albania, i cili drejtoi ceremoninë zyrtare. M errnin pjesë edhe Presidenti i Dhomës së Tregitisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka si dhe Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Shqiptare Gjergj Buxhuku, etj.

me shume

Kursi i këmbimit

MonedhaBlerjeShitje
USD104,7156110,7113
EUR134,2085139,7888

2010-09-01 - 9:00.PD

Këto kurse janë të vlefshme vetëm për transaksionet në llogaritë rrjedhëse.

Detaje