Institutional Message 3.JPG

Këmbimet Valutore

Print this page

Veneto Banka ofron disa shërbime kryesore në lidhje me këmbimet valutore në monedha të huaja si dhe produkte të tjera të thesarit.

Këmbimet valutore SPOT:

Transaksionet valutore kryhen në monedhën vendase si dhe në monedhat e tjera ndërkombëtare kryesore, EURO dhe USD. Këmbimet valutore të cilat kryhen nga dhe nëpërmjet llogarive të klientëve, si dhe këmbimet cash pranë filialeve të bankës sonë, ofrohen pa asnjë komision bankar.

Letrat me Vlerë:

Veneto Banka ju ofron edhe shërbimin e transferimit të fondeve tuaja në Bankën e Shqipërisë për blerjen e Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve të Qeverisë Shqiptare, në tregun primar nga klientët ose jo klientet e bankës. Komisionet që aplikohen për transaksionet e kryera në tregun primar mbahen sipas termave dhe kushteve të përcaktuara nga banka jonë.

Shitja në tregun primar të Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve bëhet nëpërmjet ankandeve të cilat lajmërohen nga Banka e Shqipërisë. Ekziston një minimum i shumës që mundëson klientët individë të marrin pjesë në tregun primar apo në Ankandin e Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve. Vlera është 300.000 LEK për Bono Thesari dhe 1.000.000 LEK për Obligacionet.

Informacion më të detajuar për këtë produkt, mund ta gjeni tek Rubrika Kushtet e Punës ose në broshurat informuese pranë filialeve tona.

Kursi i këmbimit

MonedhaBlerjeShitje
USD95,2844100,7401
EUR139,4714143,5020

2011-04-11 - 3:00.MD

Këto kurse janë të vlefshme vetëm për transaksionet në llogaritë rrjedhëse.

Detaje