Institutional Message 1.JPG

Gruppo Veneto Banca

Print this page

Gruppo Veneto Banca, aktualisht është një ndër 10 grupet bankare më të mëdhenjë në Itali. Ky është rezultati i një rruge të gjatë e cila fillon në vitin 1877, viti i krijimit të Banca Popolare di Montebelluna. Në vitin 1966, instituti zgjerohet edhe me Banca e Mandamento dei Asolo, duke formuar Banca Popolare di Asolo e Montebelluna. Në vitin 2000, mbas blerjes së Banca di Credito Cooperativo del Piave e del Livenza, u morr vendimi për t’i dhënë bankës emrin Veneto Banca, me objektivin e qartë për të shërbyer në një territor më të gjerë se Trevigiano, me një rrjet degësh i cili do të shërbente si një pikë referimi për familjet, subjektet, shoqëritë dhe entet publike të gjithë rajonit. Veneto Banca nis kështu një rrugë të re, e cila në pak vite e kthen atë në një protagoniste të të gjithë tregut bankar kombëtar. Ndërkohë banka zgjerohet me sportele të shumta në zonën e Venetos dhe në zonën e Friulit si dhe realizon fushata publicitare origjinale dhe të sukseshme, të cilat e bëjnë atë të njihet edhe jashtë territorit, në Veri-Perëndim.

Banka aktivizon shërbimet online sic është Claris Banca (dedikuar vetëm klientëve privatë), si dhe shoqërinë Web (dedikuar klientëve subjekte), të cilat konsistojnë në veprime monetare të shumta, në mënyrë mjaft komode nga shtëpitë e klientëve apo nga zyrat dhe përkrah filialeve të tyre një rrjet promotorësh financiarë, e quajtur Claris Net.

Për t’i ofruar klientëve produkte dhe shërbime të reja dhe të përshtatshme, jo vetëm në sektorin bankar, krijohen shoqëri-produktesh sic janë: Claris Assicurazioni, Claris Broker, Claris Factor, Claris Leasing e Claris Cinque, të gjitha këto të specializuara në dhënien e rrogave plus për klientët me paga. Ndërkohë grupi merr kontrollin në disa institute kredituese në Itali dhe në Europën Lindore – në të cilën përqëndron aktivitetin bankar dhe zgjeron rrjetin e saj tregtar – dhe në territore të ndryshme, duke hapur filiale të reja ose duke blerë banka nga grupe të tjera bankare si më poshtë:
  • Në vitin 2000 blen Banca Italo Romena dhe bashkohet me Italo Romena Leasing
  • Në vitin 2001, kontrollon shumicën e Banca di Bergamo, sot operative në provincat e Bergamos, Breshias, Milanos, Cremonas e Lodit.
  • Në vitin 2002 blen disa sportele të Banca Mediterranea në Puglia dhe Basilicata.
  • Në vitin 2005 merr kontrollin e Banca del Garda, operative në zonën Lindore të Veneto-s, dhe në vitin 2007 integrohet në rrjetin komercial të Veneto Banca.
  • Në vitin 2006 shfaq sërish interes në Europën Lindore dhe blen Eximbank në Moldavi, si dhe Gospodarsko Creditna Banca në Kroaci, sot Veneto Banka Croazia.
  • Në vitin 2007 blen Banca Popolare di Intra dhe kontrollon me filialet e saj zonën e Piemontes dhe të Lombardisë në Veri-Lindje të Italisë.
  • Në vitin 2008 përmirëson shtrirjen e rrjetit me 36 sportele nga Banca Intesa Sanpaolo.
  • Në vitin 2008 blen Banca Italiana di Sviluppo në Shqipëri me 100% kapital italian, sot Veneto Banka Albania

Aksionet e Gruppo Veneto Banca janë shumë prezente por ndër më të rëndësishmet janë ato në Shoqërinë e Sigurimeve “Uniqa” e kontrolluar nga grupi austriak “Uniqa”. Po kështu në Merchant Bank Palladio Finanziaria, në shoqërinë e administrimit të kursimeve dhe të konsulencës shoqërive Alcedo dhe në Sintesi 2000, me seli në Milano dhe zyra në Hong Kong dhe Shanghai. Në fillim të vitit 2008 Gruppo Veneto Banca riorganizohet: Veneto Banca bëhet Veneto Banca Holding, me statutin e një banke popullore (shoqëri kooperative aksionere), si dhe funksionet qeverisëse, drejtuese dhe kontrolluese, gjithnjë e më përfaqësuese në Itali dhe jashtë saj. Rrjeti i sporteleve, më parë në funksion të bankës titullare të grupit, i besohet bankës së re, rrjetit të Veneto Banca (shoqëri aksionere me qëllim funksionimin e saj në zonën Veri- Lindore të Italisë si dhe në qytetin e Romës.

Një organizim që sikurse për banka të tjera të grupit nuk limiton administrimin e kredidhënies, por mund të përkthehet ndryshe në mbështetje të enteve dhe shoqërive të territorit, të cilat merren me sektorët si: mbrojtja e ambjentit dhe të pasurive artistike, kërkimet mjekësore, asistenca sociale, formimi dhe sporti për të rinjtë, në linjë me shpirtin mbështetës të bankës popullore si bankë titullare e grupit.

Kursi i këmbimit

MonedhaBlerjeShitje
USD95,2844100,7401
EUR139,4714143,5020

2011-04-11 - 3:00.MD

Këto kurse janë të vlefshme vetëm për transaksionet në llogaritë rrjedhëse.

Detaje