Depositi - Depozita.JPG

Depozita

Print this page

Nëse kërkon të fitosh sa më shumë prej të ardhurave të tua, Veneto Banka ju ofron depozita me afat në monedhat Lek, Euro dhe USD.

Dokumentacioni i duhur për hapjen e një depozite me afat është si më poshtë:
  • pasaporta e vlefshme
  • karta e identitetit
Llojet e depozitave me afat:
  • Depozita të rinovueshme, me interes të kapitalizuar ose jo të kapitalizuar;
  • Depozita të parinovueshme, shuma e depozitës dhe interesat kreditohet automatikisht në datën e maturimit të depozitës me afat në llogarinë rrjedhëse të klientit;

Normat e interesit të depozitave publikohen në tabelën e normave të interesit, për të gjitha llojet e monedhave të depozitave.

Depozita me afat dhe avantazhet:
  • mund të menaxhohet direkt nga llogaria juaj rrjedhëse
  • norma e interesit bazohet në shumën e principalit të depozituar dhe kohëzgjatja e saj

Sigurimi i depozitave pranë Veneto Banka bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 10106, dt. 30.03.2009 “Për sigurimin e depozitave“, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për sigurimin dhe kompensimin e depozitave në vlerën 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) Lek, për çdo depozitues në çdo bankë të siguruar.

Informacion më të detajuar për këtë produkt, mund ta gjeni tek Rubrika Kushtet e Punës ose në broshurat informuese pranë filialeve tona.

Kursi i këmbimit

MonedhaBlerjeShitje
USD95,2844100,7401
EUR139,4714143,5020

2011-04-11 - 3:00.MD

Këto kurse janë të vlefshme vetëm për transaksionet në llogaritë rrjedhëse.

Detaje